Lajme

Mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, mungojnë Rama e Haradinaj

Po zhvillohet sot për herë të dytë takimi koordinues mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, drejtuar nga dy zv/kryeministrat, Erjon Braçe dhe Fatmir Limaj.
Mbledhja e sotme në Pallatin e Kongreseve pason atë atë të 26 nëntorit të vitit 2018 dhe në fokus të takimit janë pikërisht marrëveshjet e atij takimi.
Në këtë takim të përbashkët mungojnë kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, të cilët gjatë kohëve të fundit kanë pasur edhe një përplasje me njëri-tjetrin lidhur me diskutimet e bëra në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin.
Nga qeveria e Kosovës janë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka. Ndërsa nga qeveria shqiptare marrin pjesë Sandër Lleshaj ministër i Brendshëm, Anila Demaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë