Trend

Mbin një bar i çuditshëm në hyrje të Vlorës, Bashkia: Mos iu afroni!

Një "bimë" ende e panjohur për autoritetet vendore në Vlorë ka mbirë në hyrje të qytetit, duke detyruar kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli që t’u kërkojë qytetarëve që të mos i afrohen deri në përcaktimin se përse bëhet fjalë.

Bima e pahasur ndonjëherë, sipas Dritan Lelit, ka "mbirë" gjatë këtyre 40 ditëve, që banorët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë janë vendosur në karantinë.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2656045594625394&id=1638687229694574

“Na rezulton se gjatë këtyre 40 ditëve të karantinës, në hyrje të Vlorës ka mbirë një lloj i panjohur bari i lartë që e ruan vesën gjatë gjithë kohës në formë të konservuar përgjatë trupit. Bashkia e Vlorës do të angazhojë Institutin e Bimëve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjën biologjike të kësaj specieje”, thotë Leli.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos i afrohen pa u zbuluar më parë efekti i kësaj bime mbi organizmin e njeriut! Për momentin bimë të tjera dhe pemë të ndryshme po shtohen rrotull barit të çuditshëm me përmasa gjigante që ka dalë në hyrje të qytetit”, mbyll deklaratën e tij kreu i Bashkisë së Vlorës.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një instalacion artistik të vendosur nga bashkia e qytetit të Vlorës, si një simbol i pranveror, por edhe si “provokim artistik” për të thënë që kur njeriu mbyllet në shtëpi, natyra shpërthen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë