Ka ndodhur

Mbillnin kanabis në vazo lulesh, arrestohen babë e bir në Fier

Babë e bir, me iniciale G.B., 62 vjeç dhe A.B., 34 vjeç janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se kultivonin bimë narkotike kanabis në vazo lulesh.

Në kuadër të operacionit të koduar "Dërmenas", në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6.5 kg lëndë narkotike kanabis dhe fidanë kanabis të mbjellë në vazo lulesh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë