Ka ndodhur

Mbi 55 mijë teste të shpejta, Manastirliu: Vaksina përmes COVAX, në Shkurt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “Qytetit Studeti”,  ku ka deklaruar se deri më tani janë kryer në të gjithë vendin mbi 55 mijë teste të shpejta.
Manastirliu shtoi se strukturat e shëndetësisë janë në alert të shtuar.
“Aktualisht në Shqipëri nuk kemi konfirmim të rasteve me variantin e ri të covid19, por duhet të jemi vigjilent për të kapur në kohë rastet. Vijojmë të jemi në alert të shtuar pasi numri i rritur i rasteve, edhe pse është një rritje e qëndrueshme, na vendosin në vigjilencë të shtuar, por e njëjta vigjilencë kërkohet edhe nga qytetarët. Lufta ende vazhdon dhe jemi ende në mes të betejës”, tha Manstirliu.
Më tej Ministrja foli për vaksinat antiCOVID dhe u shpreh se do të garantojmë furnizimin me vaksinën antiCOVID përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer si dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX, e pritet që furnizimet e para të vijnë në Shkurt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë