Mjedis

Mbi 50% e peshkaqenëve dhe specieve mesdhetare kërcënohen të zhduken

Gjysma e peshkaqenëve dhe specieve të tjera kërcënohen të zhduken në ujërat mesdhetare. Të paktën këtë tregon raporti i ri "SafeSharks and Medbycatch” nga organizata “World Wide Fund”, i rifreskuar sot në Ditë Botërore të Peshkaqenëve.

Peshkaqenët janë tregues të shëndetit të oqeaneve. Megjithatë, për fat të keq, 37.5% e tyre në të gjithë botën janë në rrezik.

Organizata raporton se lidhur me detin Mesdhe kjo situatë është shkaktuar nga mbi peshkimi, si i drejtpërdrejtë dhe indirekte.

Safesharks (2018-2021) ishte një projekt ndërkombëtar i koordinuar nga WWF Italia, në bashkëpunim me organizmin kërkimor COISPA dhe Institutin për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri.

Projekti synon të promovojë menaxhimin më të mirë të kapjes së rastësishme të peshkaqenëve në peshkim në Itali dhe Shqipëri, me veprime që synojnë rritjen e njohurive mbi fenomenin e kapjes së rastësishme në Adriatikun jugor, duke përhapur praktika të mira për të përmirësuar shanset e mbijetesës se këtyre gjallesave

Monitorimi digjital i peshkaqenëve-Gazeta "Si"-14.07.2022.

Projekti ka për qëllim të vendosi një standard të ri.

Në projekt shkruhet se duhet të vendosen më shumë gjoba për të zbutur fenomenin e kapjes së rastësishme.

WWF ka shpjeguar se të dhënat zbuluan se peshkaqenët blu (Prionace glauca) përbëjnë 15% të peshqve të kapur.

“Në fakt, në kuadër të projektit, monitorimi me anë të etiketave satelitore, të aplikuara në peshkaqenë blu, bëri të mundur që të verifikohej numri i tyre në det. Të dhënat treguan gjithashtu se peshkaqenët blu gjatë ditës preferojnë të notojnë në ujëra shumë të thella deri në mbi 600 metra, ndërsa gjatë natës rrinë në sipërfaqe”, thuhet më tej në raport.

Giulia Prato, menaxhere detare e WWF Itali, thekson se projekti SafeSharks ka bërë që të demonstrohet se shkalla e rastësishme e kapjes së peshkaqenit blu, është e konsiderueshme dhe nuk mund të injorohet.

Prato më tej ka deklaruar se për të mbrojtur këto specie në Mesdhe dhe në botë, është e nevojshme të ndryshohen zakonet e tyre të konsumit, duke shmangur blerjen e tyre.

Burimi: Greenreport.it/ Përshatati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë