Njerez

Mbi 24 mijë shqiptarë morën urdhër kthimi nga një vend i BE-së gjatë vitit të shkuar

Nga Gazeta ‘SI’- Për vitin 2022, Bashkimi Europian urdhëroi kthimin e 24.395 shqiptarëve në vendin e origjinës sipas Eurostat. Shumica e urdhrave erdhën nga Franca, 7.105 të tillë, ndjekur nga Greqia me 6.540, Italia me 3.370,  Gjermania 2.700 dhe Belgjika 1.430.

Kjo shifër raportohet rreth 8% më e lartë se urdhër-kthimet në vitin 2021.

Vetëm për tremujorin e fundit 2022, shqiptarët ishin në vend të tretë për kthimet nga BE, pas Sirisë, 11% e totalit, Gjeorgjisë 9% dhe Shqipëria 8.5% e totalit.

Në tremujorin e katërt të vitit 2022, 123.865 shtetas nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Europian, u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së.

Edhe ndaj totalit, Franca mban numrin më të lartë të shtetasve të kthyer, rreth 4 mijë vetëm në tremujorin e fundit 2022, e ndjekur nga Gjermania 3.5 mijë dhe Suedia, 2.6 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë