Ka ndodhur

Mbërrijnë në Rinas 100 mijë doza të vaksinës kineze, Rama: Me një ditë vonesë

Pasditen e të enjtes kanë mbërritur një tjetër sasi vaksinash kineze “Sinovac” në aeroportin e Rinasit.

Bëhet fjalë për 100 mijë doza të reja të kompanisë kineze që do të shërbejnë për vaksinimin e popullatës.  

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, i cili thotë se kjo sasi u vonua për shkak të krizës së bllokimit të kontrollorëve në aeroportin e Rinasit.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë  100,000 vaksina të tjera anticovid, - shkruan Rama. - Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë