Ka ndodhur

Mbërrijnë 9360 doza të vaksinës Pfizer, Manastirliu: Vijojmë me mjekët dhe të moshuarit

Në aeroportin “Nënë Tereza” ka mbërritur sot në mbrëmje dërgesa e radhës prej 9360 dozash të vaksinës Pfizer. Në aeroport ishin të pranishëm për të pritur këtë dërgesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe Ministri i Shtetit, Arben Ahmetaj.

“Sot kemi edhe 9360 doza që vijnë nga kontrata jonë me Pfizer. Do të vijojmë me rivaksinimin, pra me dozat e dyta edhe do të përbyllim pjesën e parë të vaksinimeve të kryera për stafet mjekësore, për të moshuarit në Shtëpitë e të Moshuarve, për të moshuarit +80 vjeç, për të siguruar mbrojtjen e plotë. Në muajin prill do të vijojmë të kemi dozat sipas kontratës dhe do të vijojmë me vaksinimin e kategorisë mbi 80 vjeç”, - tha Manastirliu.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, deri tani kanë mbërritur në Shqipëri mbi 80 mijë doza vaksine anti-Covid-19. “Sipas kontratës me Ffizer, do të vazhdojnë të vijnë vaksina në muajt prill, maj e më tej. Nuk do të ketë asnjë muaj bosh”, - u shpreh Ahmetaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë