Ka ndodhur

Mbërrijnë 7020 vaksina “Pfizer”, Rama: Të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do vijnë

Kryeministri Edi Rama njoftoi të hënën në mbrëmje se  7020 doza të tjera Pfizer mbërritën në Shqipëri.

“Të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t'iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, shkruan Rama në Facebook


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë