Futboll

Mbappé pranon: Lamtumira e Buffon nga PSG më ka ndikuar negativisht

Një aventurë në Paris mes uljesh e ngritjesh, por përvoja dhe klasi i Gianluigi Buffon nuk kanë kaluar pa lënë gjurmë edhe tek kampionët e PSG. Gjithçka e konfirmuar nga Kylian Mbappé. Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, duke folur për L’Equipe, ka pranuar se ka mbetur i goditur shumë nga largimi i portierit italian, i cili u kthye tek Juventus pas vetëm një sezoni në Francë.

Keqardhje për ndikimin në rritjen e tij profesionale por edhe njerëzore, Mbappé nuk e fsheh e në lidhje me veteranin e portës italiane: “Gjithmonë më ka pëlqyer të dëgjoj lojtarët me përvojë. Buffon ishte shumë i rëndësishëm për mua. Ta shihja të ikte më ka ndikuar negativisht“. Fjalë që vetëm sa i shton vlerë portierit të Juventus, i kthyer sërish në Itali për të provuar të fitojë akoma në Serie A e Europë.

Por nuk është vetëm Gianluigi Buffon mes lojtarëve ekspertë që i kanë dhënë mbështetje Mbappé. Sulmuesi i ri ka zbuluar se ka patur një marrëdhënie të shkëlqyeshme edhe me Lassana Diarra, shoku i tij nga janari 2018 në shkurt të vitit pasues: “Për mua ishte xhaxha Lass. Madje, një vëlla i madh ku mund të mbështetesha gjithnjë”, ka thënë sulmuesi francez. “Më tregonte shpesh për karrierën e tij, klubet, gabimet e tij, më jepte këshilla, më ndihmonte në periudha  të vështira. Edhe largimi i atij më theu diçka përbrenda”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë