Futboll

Mbappé dhe Topi i Artë: Do të ishte fantastike, por nuk më lë pa gjumë

Kylian Mbappé është profili i duhur për Topin e Artë, e tashmja dhe e ardhmja e futbollit botëror. Një objektiv për sulmuesin francez të Psg, por jo një prioritet për momentin, me çmimin më të ëndërruar për lojtarë që është pronë e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në vitet e fundit (me përjashtim të Modric). “Do ishte bukur ta fitoja, por fle shumë mirë natën – ka komentuar Mbappé -. Psg dhe Kombëtarja do të jenë gjithnjë prioritetet e mia”.

Një diskutim më i gjerë, i përgatitur dhe shumë i efektshëm, por që sidoqoftë zbulon edhe një lloj programimi që i ka bërë vetes fenomeni francez: “Nuk është diçka që më mban zgjuar natën, fakti që mund ta fitoj ose jo. Do ishte bukur, por nuk besoj se duhet ta fitoj sezonin e ardhshëm” ka deklaruar Mbappé për Daily Mirror.

Asnjë limit kohor dhe asnjë detyrim: “Nuk i vendos vetes limite. Psg dhe Franca kanë gjithnjë prioritetin tim, kështu që nëse përfitimet personale derivojnë nga përfaqësimet e mia, është një avantazh”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë