Gazeta Si – Vera e ardhshme mund ta privojë PSG-në jo vetëm nga Kilian Mbape, që do të largohet me parametra zero drejt Real Madridit. Sipas shtypit spanjoll, edhe Ashraf Hakimi mund të ndjekë të njëjtën rrugë.
Fayza Lamari, nëna dhe agjentja e Mbape, ka shkuar në Madrid për të gjetur shtëpi, pasi synon të çojë në Spanjë edhe djalin tjetër Ethan, të cilit i skadon kontrata në qershor me francezët. Po ashtu, bashkë me ta mund të shkojë te transferohet në Madrid edhe miku Hakimi.
Mbrojtësi i krahut të djathtë e ka nisur karrierën pikërisht në Madrid dhe do të kthehej me kënaqësi te Reali. Hakimi ka luajtur dhe në Gjermani me Borusia Dortmund dhe në Itali me Interin. Një lojtar si do t’i bënte punë në krahun e djathtë, ku do të merret vendin e Dani Karvahal.
PSG në anën tjetër do të humbiste njëkohësisht dy nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit aktual. Klubi francez ka nisur punë për të gjetur zëvendësuesin e Mbapesë dhe një nga emrat më të lakuar është portugezi i Milanit, Rafael Leao.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.