Rend dhe Ligj

Mbante kallashnikov dhe një pushkë në shtëpi, arrestohet 47-vjeçari

Është finalizuar një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje. Pas denoncimit nga një qytetar, në pranga ka rënë një 47-vjeçar që posedonte armët e municionin luftarak.

Policia bën me dije se shtetasit me inicialet, D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj ia janë gjetur në shtëpi 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1226221997555573/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë