Rend dhe Ligj

Mbante armë pa leje në lokalin e hapur, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi ka thyer karantinën dhe ka hapur lokalin, duke shkelur urdhrin e qeverisë dhe i është gjetur edhe një pistoletë pa leje në lokal.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me inicialet E. L., 44 vjeç, banues në Durrës.

Siç njofton policia, pas kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen nr. 18, Durrës, atij i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 4 fishekë.

Gjithashtu u mor masë administrative sipas Aktit Normativ, për subjektin “Bar Kafe” në administrim të shtetasit E. L., i cili u konstatua i hapur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën Kodi Penal parashikon dënimi me burgim deri në 7 vjet.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/252479959216256/?__xts__[0]=68.ARA1r94pdl5ahc75HCmb8f2_LZ2LmAxRKvVhtsM6zHq9OeYiX7-_YNnbTcxiaP6qgUR2kGETn_mRhYA3wuCoyRT7TAfzxFH9QZrfWUPQtlWsGIL8O8xMMDRLUs_wZJqTsycmgBbcLvYbcwrNEtCen5HAkj62swKOHSTsFsU7Ki_FLcwkcxjM2qjU5fjz8-i8SR4bZes5w415gY-3HVSgMr_hO4kGWXvpOxZBErkAbSjHtNyPsANm_CFB9oNll5CjmEDtpXFHAxsbitpZ0JUdKZZ0M1SN5RjT_vuQLzno_bRVxUidBQM3rDvDC9GTivBxN1wExW84FCiGmpbHuSFxlcP7rjxXZgm2UCB1hP8a&__tn__=-R


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë