Ka ndodhur

“Mbani maskën”, Policia gjobit 690 qytetarë në 24 orë

Policia e Shtetit ka gjobitur 690 qytetarë vetëm 24 orët e fundit pas kontrolleve në terren në të gjithë vendin, për mbajtjen e detyrueshme të maskës, në çdo ambient brenda dhe jashtë, përveç shtëpisë.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar 523 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat dhe, secili prej tyre është ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 167 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

Ata pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë