Trend

Maskat, trendi i momentit

“Ne në fakt bëjmë bluza të personalizuara, por duke parë se shumë njerëz na kërkonin maska atëherë vendosëm të merreshim dhe me këtë pjesë”. Kështu e nis bisedën Ari, djali i “Le Reve” i cili bën bluza, çanta, kapele dhe hoodie të personalizuara.
Ai na tregoi se shumë klientë që porosisnin bluza të personalizuara kërkonin dhe maska që ti kombinonin. Për këtë arsye nisi të bënte maska edhe pse me shumë frikë pasi nuk e dinte se sa sukses do të kishte.
Me kalimin e kohës ai vuri re se kërkesat për maska filluan të rriteshin dhe tani merr më shumë porosi për maska sesa për bluza. Ari thotë se maskat janë pambuk dhe të gjitha i qep e fejuara e tij.
“Kam lexuar shumë për llojet e maskave dhe cilat janë më të rekomandueshme. Pastaj pashë video të ndryshme sesi bëhen dhe ishte aq e thjesht sa vendosa ti bëja vetë me ndihmën e të fejuarës time" tregon ai.
Kur filloi shkolla, kërkesa për maska fëmijësh u rrit shumë dhe “klientët më të mëdhenj janë prindërit që duan maska për fëmijët e tyre.”
Ai tregoi se vajzat e moshës 12-25 vjeçe janë klientet më të shumta, por nuk mungojnë dhe djemtë që më shumë janë të drejtuar nga maskat me logon e skuadrës së preferuar.

"Giftshopping" bënte stampime në bluza, hoodie, gota, çanta etj. por tani duket sikur koleksionit i janë shtuar dhe maskat.

Maskë nga Giftshopping

“Shumë klientë janë interesuar për maska të personalizuara” dhe shumica kanë kërkuar të bëjnë maska me emrat e fëmijëve si dhe logo të ndryshme apo fotografi të artistëve.
Giftshopping thotë se prioritet ka pasur sigurinë dhe ka përdorur vetëm materiale që ekspertët thonë se janë të duhurat për të luftuar Covid-19.

Maska nga Giftshopping

Lizard që ndodhet në Komunën e Parisit thotë se maskat janë kërkuar në masë të gjerë, si për të rritur, si për fëmijë dhe pa dallim gjinie.

Maska nga Lizard

Dizajnët variojnë nga personazhet e animuar për fëmijët deri tek personazhet e famshëm në botën e televizionit nga të rriturit ku grupmosha të ndryshme nuk kanë munguar.

Maska nga Lizard

Ajo që vihet re është interesimi i klientëve për të ditur materialin që kanë maskat.
“Gjëja e parë që pyesin është :Çfarë materiali është maska?” sepse nuk i duan një përdorimshe” të thonë te Lizard.

Maska nga Lizard

Te Creat Albania thotë se kërkesat më të shumta kanë qenë nga kompani të ndryshme që kërkonin logon e tyre dhe emrin e punonjësve në maska, por me të kërkuarat kanë qenë maskat për fëmijë.

Maska nga Create Albania
Maska nga Create Albania

Më shumë kanë kërkuar prindërit për fëmijët maska me personazhet vizatimore dhe inicialet e tyre.

Maska për fëmijë nga Create Albania

Çfarë kërkon një biznes këpucësh në një artikull për maskat?
Te “Gogoli Shoes” thonë se kërkesat për maska kanë arritur deri aty sa njerëzit edhe pse e shikonin se ka vetëm këpucë, pyesnin “Po maska a keni?”

Maska nga Gogoli Shoes

Për këtë, ato kanë filluar të shesin dhe maska ku mbizotërojnë ato për fëmijë pasi dhe janë më të kërkuarat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë