Lajme

Maskat i grabisin paratë çiftit të moshuarve në Memaliaj

Një kambist është plagosur në kokë me qytën e një pistolete dhe më pas është grabitur nga persona ende të paidentifikuar në dyqanin e tij ku tregtohen artikuj të ndryshëm. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Memaliaj, ku e lënduar ka mbetur edhe bashkëshortja e tij.

Çifti i të moshuarve janë Mustafa dhe Thëllënza Mustafaj, që u përballën papritur me grabitësit. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, për të cilën ka nisur një hetim.

Dyshohet se çiftit i janë vjedhur 50 mijë lekë në momentin që ata po mbyllnin dyqanin e tyre. Bashkëshortja e kambistit është goditur me qytë pistolete teksa mbyllte derën e dyqanit, ndërsa Mustafai pas sulmit të dyfishtë ka kërkuar ndihmë nga vendi i ngjarjes duke bërtitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë