Me pandeminë nëpër këmbë, ne kemi filluar të mësohemi me idenë se maskat do të jenë pjesë e jona dhe për shumë kohë. Në këto kushte, tani njerëzit kanë filluar të zgjedhin dhe llojin e maskave në varësi të stilit të tyre apo të asaj që veshin.
Por, siç ndodh gjithmonë në industrinë e modës, trendi përkthehet në krijimtari dhe çmim më të lartë.
Vlen të përmendim Louis Vuitton i cili së fundmi njoftoi se do të nxjerrë në treg maska të personalizuara ku në to do të jetë dhe logoja e tyre. Louis Vuitton thotë se këto maska nuk rekomandohen të përdoren për të mbrojtur nga Covid-19 edhe pse është deri diku e sigurt se njerëzit do ti mbajnë për këtë arsye.

Çmimi? Nuk është njoftuar zyrtarisht, por mendohet të jetë 961 dollarë dhe do dalë në treg në fillim të nëntorit.
Ky nuk është rasti i vetëm ku markat vendosën çmime relativisht të larta për maskat e tyre.
Maska nga Michael Ngo është e veçantë, aq sa kushton 330 dollarë.

Maska nga Burberry nuk është asgjë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim nga kjo markë e gjithsesi kushton 120 dollarë.

Maska e qëndisur me lule nga “Roopa Pemmaraju” kushton 120 dollarë

Maska e “Forever Bliss Design Authentic” që drejtohet nga Emilio Pucci kushton 175 dollarë.

An_erin ka nxjerrë në treg një maskë që kushton 86 dollarë.

“Collina Strada” ka nxjerrë maskën ndoshta më të preferuarën për njerëzit por që kushton 100 dollarë.

Off-White ka një maskë shumë të thjesht por që kushton 105 dollarë.

Të gjitha këto mund të porositen online, gjithmonë nëse jeni gati të harxhoni goxha para për një maskë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.