Ka ndodhur

Masivi shkëmbor i mori jetën minatorit, arrestohet tekniku i minierës

Një teknik më minierën e Bulqizës është arrestuar i akuzuar për vdekjen e minatorit 35-vjeçar, Eldi Alla, ngjarje e ndodhur të premten në mbrëmje.

I riu humbi jetën, pasi e zuri poshtë një masiv shkëmbor në nivelin 18 të galerisë, 1500 metra në thellësi të tokës në një minierë të Bulqizës.

Tekniku i minierës, me iniciale D.K., banues në Bulqizë, akuzohet për shkelje të rregullave në punë.

Për vdekjen e minatorit, do të hetohen në gjendje të lirë edhe dy brigadierët L.A., 54 vjeç dhe V.Rr., 51 vjeç.

Policia thotë se ata nuk kanë bërë kontrollin teknik të frontit të punës dhe për pasojë gjatë punës në galeri, është shembur ddhe masivi shkëmbor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë