Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 64-vjeçare, duke i dhënë në këtë mënyrë fund aventurës së saj si mashtruese.
64-vjeçarja mashtronte duke përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga biznesmenë të ndryshëm dhe u premtonte projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për 64-vjeçaren me inicialet V. P. Ajo prezantohej si përfaqësuese e një organizate të huaj dhe duke përdorur emrin e organizatës, biznesmenëve të ndryshëm, u premtonte financime në projekte të mëdha ndërtimi.
Materialet procedurale në ngarkim të kësaj shtetaseje, do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.