Një 39-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe janë shpallur në kërkim dy persona të tjerë pasi akuzohen për mashtrim.
Sipas uniformave blu, 39-vjeçarja me inicialet E. T, banuese në Fier, në bashkëpunim me dy personat e shpallur në kërkim, mashtronin shtetas të ndryshëm duke i marrë shuma të konsiderueshme parash në këmbim të premtimit se do t’i pajisnin me vizë pune për në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjithashtu, ata premtonin edhe pajisjen me certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze.
Policia sekuestroi shuma të konsiderueshme parash në euro dhe në lekë, si dhe 2 aparate celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.