Ka ndodhur

Mashtronin qytetarët duke përfituar mijëra euro dhe para

Dy persona që bashkëpunonin me njëri-tjetrin, duke mashtruar persona të tjerë, në Tiranë, Korçë dhe Përmet dhe duke u marrë shuma të ndryshme parash, janë vënë në pranga.

Policia e Korçës, njofton se të martën, është bërë i mundur arrestimi i E.J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M.T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Autoritetet sqarojnë se E.J., dyshohet se përmes mashtrimit, iu ka marrë dy personave në qytetin e Korçës shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë.

Në momentin e arrestimit, 36-vjeçari ka qenë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe pas verifikimeve rezultonte se ai ka qenë i dënuar dhe më parë për mashtrim.

Ndërsa 26-vjeçarja, është arrestuar, pasi dyshohet se i ka marrë një personi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.  Policia sqaron se për dy të ndaluarit po vijojnë hetimet, nëse do të zbulohen mashtrime të tjera ndaj qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë