Ka ndodhur

Masat kufizuese, e-Albania rikthen “lejet për dalje”

Duke filluar nga ora 22:00, të gjithë qytetarët që duan të lëvizin duhet që më parë të marrin autorizimin përkatës në e-Albania.

Shërbimi “Leje për dalje” në këtë portal qeveritar u shtua gjatë mbylljes së pranverës dhe i njëjti është rikthyer me rikthimin e masave kufizuese të lëvizjes, 10 orë para se të nisë zbatimi i këtyre masave.

Leja për dalje është e ndarë në dy kategori. Kategoria e parë është leja për arsye të domosdoshme dhe kategoria e dytë leja për punë.

Për të dyja kategoritë e lejeve mund të aplikohet si qytetar, ose si biznes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë