Ka ndodhur

Masat anti-Covid, gjobiten mbi 2500 qytetarë gjatë fundjavës

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë vendin, për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë fundjavës, policia thotë se ka ndëshkuar me gjobë 2511 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat anticovid, 2488 prej tyre për mosvendosjen e maskës mbrojtëse.

Ndërkohë, janë ndëshkuar 304 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve në fundjavë, policia ka konstatuar 4 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Në fund, policia u bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anti-covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë