Ka ndodhur

Masat anti-Covid/ Gjobiten mbi 1600 qytetarë në 48 orët e fundit

Policia e Shtetit vijon ndëshkimin e qytetarëve, që nuk respektojnë masat anti-Covid.

Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka gjobitur 1672 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse.

Masë administrative është marrë edhe për 9 qytetarë, që u konstatuan duke lëvizur pas orarit të lejuar.

Policia thotë se gjatë 48 orëve të fundit, ka evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1451 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë janë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 221 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.  

Ndër të tjera, Policia u bën apel të gjithëve që të zbatojnë masat anti-Covid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë