Ka ndodhur

Masat anti-Covid, gjobiten mbi 1 mijë qytetarë në 24 orë

Në 24 orët e fundit, policia ka gjobitur 984 qytetarë, pasi nuk kanë respektuar masat anti-covid, duke lëvizur pa maska dhe pa autorizime.

Policia thotë se janë konstatuar pa maska 829 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë janë ndëshkuar 155 qytetarë që udhëtonin në mjete private me persona, me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve, policia ka konstatuar edhe 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Për administratorin e këtij subjekti është vendosur gjoba 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 12 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Ndër të tjera, Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët dhe shoferët të respektojnë rregullat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë