Ka ndodhur

Masat anti-Covid, gjobiten 908 qytetarë në 48 orë

908 qytetarë janë gjobitur për masat anti-Covid gjatë 48 orëve të fundit.

Policia thotë se janë ndëshkuar me 892 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, policia ka evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar 13 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

“Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid”, mbyllet njoftimi i policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë