Ka ndodhur

Masat anti-Covid/ Gjobiten 1647 qytetarë në 24 orë

1647 qytetarë janë gjobitur nga policia gjatë 24 orëve të fundit, pasi kanë shkelur masat kundër koronavirusit.

Policia thotë se janë ndëshkuar 1289 qytetarë, pasi nuk kanë vendosur maskën mbrojtëse.

Ndërkohë janë ndëshkuar me masë administrative 344 qytetarë, që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik të linjave urbane dhe interurbane, pa vendosur maskën mbrojtëse.

Nga gjoba nuk kanë shpëtuar as pronarët e lokaleve. 7 pronarë lokalesh janë ndëshkuar me 1 milion lek për moszbatim të protokolleve covid.   

“Janë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, 7 administratorë subjektesh që janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë”, vijon njoftimi i policisë.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 7 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Duke filluar nga dita e sotme, (11 shkurt) Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi që orari i lejuar i lëvizjes për mjetet e këmbësorët dhe për zhvillimin e aktiviteteve të subjekteve do të jetë deri në 20:00.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë