Lajme

Masakra në Resulaj, 8 viktimave u jepet lamtumira e fundit

Kanë dalë nga banesa e Zykajve arkivolët me tetë trupat e pajetë të familjarëve të vrarë nga 24-vjeçari Ritvan Zykaj.

Një trung familjar i shuar nga dora gjakatare e 24-vjeçarit, i cili i ekzekutoi dje me kallashnikov kushërinjtë e tij. 6 arkivolë në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeç dhe vëllai vetëm 6 vjeç, pasi u është dhënë lamtumira e fundit nën kujën e tmerrshme të familjarëve, janë përcjellë për në vendin ku do të prehen.

Familjarët e familjes Zykaj do të plotësojnë amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste, donte të prehej në tokat e tij.

Ata po varrosen në tetë gropa të hapura në tokat e tyre, pikërisht mes ullishteve të familjes.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë