Lajme

Masakra e Selenicës me 8 të vrarë, burg përjetë Ritvan Zykajt

Gjykata ka vendosur burg përjetë për Ritvan Zykajn nga Selenica, i cili vrau 8 familjarët e tij një vit më parë. Vendimi u dha në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Prokuroria e Vlorës mbylli hetimet dhe dorëzoi në Gjykatë kërkesën për gjykim, më datë 8 janar të këtij viti.
Autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese gjatë gjithë procesit gjyqësor, ndonëse u mori jetën 8 personave të pafajshëm.
Ngjarja e rëndë në Selenicë ndodhi më 10 gusht të 2018-ës në fshatin Resulaj të Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, të afërm të tij, nga të cilët dy të mitur.
Viktimat ishin Demir Zykaj, 75 vjeç, vëllai i gjyshit të autorit, Perrie Zykaj, 78 vjeç, gruaja e Demirit, Besim Zykaj, 42 vjeç, djali i Demirit. Vasilika Zykaj, 40 vjeçe, gruaja e Besimit, Sara Zykaj, 15 vjeçe, vajza e Besimit, Ledjon Zykaj, 8 vjeç, djali i Besimit, Azem Zykaj, 49 vjeç, djali i Demirit dhe Afërdita Zykaj, 47 vjeçe, gruaja e Azemit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë