Bota

Masakër në një spital në Gaza, raketa vret me qindra persona. Akuza mes Hamasit e Izraelit

Gazeta Si - Me qindra palestinezë, sipas mediave rreth 500, u vranë nga një sulm ajror në një spital të Gazës të mbushur me pacientë dhe njerëz të zhvendosur për shkak të bombardimeve.

Ky është sulmi më i përgjakshëm në Gaza që kur Izraeli filloi fushatën e tij të pandërprerë të bombardimeve në shenjë hakmarrjeje ndaj aksionit të Hamasit më 7 Tetor.

Kryeministri palestinez e quajti atë “një krim të tmerrshëm, gjenocidi nga Izraeli” dhe tha se edhe vendet që mbështesin atë duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ndërsa Forcat e Mbrojtjes së Izraelit deklaruan se spitali ishte goditur nga një predhë e lëshuar nga vetë militantët palestinezë.

Ushtria izraelite përsërit se masakra në spitalin e Gazës, ku vdiqën deri në 500 njerëz, duke përfshirë shumë fëmijë, u shkaktua nga një raketë e lëshuar nga Hamasi, e cila ra në strukturë gabimisht.

Dhe për ta bërë më të besueshme atë që tha, ai publikoi foto ajrore në rrjetin X, nga të cilat mund të konkludohet se "nuk kishte asnjë avion izraelit mbi spitalin në Gaza".

Lëshimi i dështuar i raketës nga organizata terroriste Xhihadi Islamik goditi spitalin Al Ahli në qytetin e Gazës.

Pamjet e IAF nga zona përreth spitalit para dhe pas lëshimit të dështuar të raketës”, thuhet në Tëitter me të cilin ushtria izraelite publikon një sërë pamjesh të masakrës.

Pentagoni tha se ishte në dijeni të raporteve për goditjen e spitalit, por nuk kishte detaje. Më herët agjencia e refugjatëve palestinezë e Kombeve të Bashkuara tha se një sulm ajror izraelit kishte vrarë të paktën 6 persona në një nga shkollat e saj që funksiononte si strehë për njerëzit e zhvendosur.

Sulmi u pasua nga protesta të forta në Bregun perëndimor.

Ngjarjet vijnë një ditë përpara se presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë në Izraelin.

Ai do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe me krerët më të lartë të shtetit izraelit, ku në thelb do të jetë shprehja e mbështetjes së plotë për ta nga Uashingtoni.

Në Tel Aviv ishte këtë të martë kancelari gjerman Olaf Scholz që u evakuua për disa momente nga avioni pas një alarmi ajror në aeroportin e kryeqytetit izraelit.

Në ditën e 11 të konfliktit flitet për 3000 të vrarë mes palestinezëve dhe mbi 500 mijë njerëz të mbetur të pastrehë. Viktimat mes izraelitëve janë 1300.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë