Vendet e përbashkëta për tifozët janë gjithmonë rrezik për rendin publik dhe policia italiane e di mirë këtë gjë. Në prag të derbit Lacio-Roma, që zhvillohet të premten, në orën 20:45, është rritur vigjilenca për ata që duhet të shetësohen për rendin publik.
Duke parë mungesën e tifozëve në shkallët e stadiumit “Olimpico”, bie poshtë rreziku numër 1, por situata duhet të jetë në monitorim të vazhdueshëm, edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Frika më e madhe e policisë është se ultarsit e Romës dhe të Lacios mund të grumbullohen jashtë stadiumit për të shoqëruar hyrjen e autobusëve të skuadrave të tyre në “Olimpico” dhe më pas për ta ndjekur ndeshjen në atë zonë. Kjo do të thotë rritje e rrezikut për përplasje mes dy tifozërive.

Përveç kësaj, në këtë moment, kur Covid-19 po ngre kokë, këto lloj tubimesh duhen shmangur, sepse mund të shndërrohen në vatra infeksioni. Forcat e rendit kanë kujtuar manifestimin e shtatorit të kaluar në Romë kundër masave shtrënguese anti-Covid, ku ishin të pranishëm edhe eksponentë të ultrasve për të protestuar ndaj politikës së qeverisë në këtë drejtim.
Edhe pse për momentin nuk ka ndonjë alarm, lëvizjet e tifozërive të organizuara të Romës dhe të Lacios po ndiqen me shumë kujdes nga forcat e rendit. Roma e Kumbullës po ecën mirë deri në këtë moment të kampionatit, ndërsa Strakosha është bërë çështje te Lacios me largimin demonstrativ nga stërvitja pak ditë më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.