Treg

Masa kundër abuzimit me maskat dhe dezinfektatët

Rrjetit Europian i Konkurrencës (REC) ka bërë publik një  njoftim ku lajmëron subjektet dhe qytetarët për zbatimin e ligjit të konkurrencës përgjatë krizës "CORONA".

Rrjeti thotë se është tejet e rëndësishme që të sigurohet se produktet të cilat konsiderohen si thelbësore në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve (psh. maska mbrojtëse dhe xhel dizinfektues) të mbeten në dispozicion me çmime konkurruese.

Ky Autoritet deklaron se nuk do të hezitojë të marrë masa ndaj subjekteve të cilët përfitojnë në mënyrë të padrejtë nga situata e krijuar nëpërmjet kartelizimit ose abuzimit të pozitës dominuese.

Në këtë kontekst, shpjegon Autoriteti, rregullat ekzistuese i lejojnë prodhuesit të përcaktojnë çmimet tavan për produktet e tyre, të cilat mund të jenë të dobishme në kufizimin e rritjes së pajustifikuar të çmimeve nga ana e distributorëve.

“REK është në dijeni të pasojave socio-ekonomike të shkaktuara nga virusi COVID-19 në territorin e BE-së. Rregullat e konkurrencës sigurojnë një kuadër veprimi të drejtë ndërmjet kompanive. Ky objektiv qëndron edhe në një periudhë kur kompanitë dhe e tërë ekonomia vuajnë pasojat e krizave. REK mirëkupton se kjo situatë e jashtëzakonshme mund të sjellë nevojën e kompanive për të bashkëpunuar lidhur me sigurimin e furnizimit dhe shpërndarjen e drejtë të produkteve për të cilat ka mungesë në treg.”- thotë njoftimi i Rrjetit Europian i Konkurrencës

Në këto rrethana, RNK nuk do të ndërhyjë në mënyrë aktive kundrejt masave të përkohëshme të nevojshme të vendosura për shmangien e mungesës së ofertës.

Duke marrë parasysh rrethanat aktuale, shpjegon autoriteti, masat e mësipërme nuk kanë gjasa të jenë problematike, pasi ato ose nuk do të konsideroheshin si kufizim i konkurrencës parashikuar në nenin 101 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian/53 Zona Ekonomike Europiane, ose do të gjeneronin efiçenca të cilat me shumë gjasa do të jenë më të mëdha sesa kufizimet.

Në rast se kompanitë kanë dyshime mbi përputhjen e këtyre iniciativave bashkëpunuese me TFBE, ato mund t'u drejtohen RNK për udhëzime të mëtejshme, por në asnjë rast, siguron Autoriteti nuk do të lejojë abuzim ndaj konsumatorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë