Futboll

Martinez zhbllokohet pas një viti e gjysmë me Argjentinën, kishte 17 ndeshje pa gol

Gazeta Si – Sulmuesi dhe kapiteni i Interit nuk shënonte me fanellën e kombëtares argjentinase prej një viti e gjysmë. Ai realizoi golin e tretë në miqësoren me Kosta Rikën, 6 minuta pasi kishte hyrë në fushë.

Turneu amerikan i Argjentinës, këtë herë pa Leo Mesin, është mbyllur me një tjetër fitore. Trajneri Lionel Skaloni bëri rotacion dhe provoi alternativa të tjera. Të tijtë mundën 3-1 Kosta Rikën, me gola të Di Marias (52'), Mak Alister (56') dhe Lautaro Martinez (77').

‘Toro’ zhbllokohet kështu pas 17 ndeshjesh pa gola me fanellën e Argjentinës. Kampionët e botës u gjendën në disavantazh, pas golit të Ugalde (34'), por në pjesën e dytë përmbysën gjithçka. Lautaro Martinez e nisi nga stoli dhe vulosi rezultatin me golin e 3-të, pasi më parë kishin shënuar Di Maria dhe Mak Alister.

Sulmuesi i Interit u fut në fushë në minutën e 71-të dhe në të 77-ën gjeti golin e munguar me një të djathtë të saktë, pas asistit të De Paul. Prishet kështu ‘agjërimi’, që zgjaste prej 24 shtatorit 2022, në fitoren 3-0 ndaj Hondurasit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë