Njerez

Martin Shkreli i jep këshilla Sam Bankman-Fried se si t’i mbijetojë burgut: Qeth flokët, dëgjo rap dhe trash zërin

Gjeniu i farmaceutikës, Martin Shkreli ka këshilluar Sam Bankman-Fried që ta kalojë kohën e burgut duke dëgjuar muzikë rap, të trashë zërin dhe të qethë flokët.

Bankman-Fried, ish-miliarderi 30 vjeçar, u arrestua më herët këtë muaj pasi platforma e tij e kriptomonedhave FTX falimentoi dhe atij iu ngarkuan 8 akuza kriminale. Në rast se ai dënohet, do të marrë deri në 115 vite burg.

Shkreli, që u lirua nga burgu këtë vit, i tha gazetares së kriptove, Laura Shin që ai mendon se Bankman-Fried nuk është person që mund të përshtatet në burg.

“Këshilla ime për të përfshin qethjen e flokëve dhe trashjen e zërit”, -tha Shkreli. “Sam do të ketë pak probleme sepse ai është pak si vajzë dhe sjellja e tij, autizmi, nuk është diçka që të vlen në burg”.

Shkreli shtoi se këto ndryshime do t’i shpëtojnë jetën.  “Madje ai nuk duhet të thotë që është nga Stanford”.

“Ai mund të thotë që është nga Oakland, njerëzit më mirë e dëgjojnë duke gënjyer se sa duke thënë të vërtetën. Ai duhet të ndryshojë të shkuarën e tij. Nuk ecën në burg nëse je një fëmijë i bardhë e i pasur”.

Akuzat e Bankman-Fried përfshijnë mashtrimin online, komplotin e mashtrimit online, mashtrimin e letrave me vlerë, komplotin e mashtrimit të letrave me vlerë dhe pastrimin e parave. Ai u ekstradua në Nju Jork më 21 dhjetor dhe u lirua me kusht 250 milionë dollarë të nesërmen.

Ai u urdhërua të dorëzonte pasaportën e tij dhe të qëndronte me prindërit e tij në shtëpinë e tyre në Palo Alto, Kaliforni, deri në gjyq. Një tjetër seancë gjyqësore është caktuar për 3 janar në Manhattan, ku Bankman-Fried pritet të deklarojë fajësinë.

Shkreli, një ish-CEO farmaceutik, fitoi emërtimin "pharma bro" në 2015 pasi u kritikua ashpër për rritjen e çmimit të ilaçeve për AIDS nga 13 dollarë në 750 dollarë.

Në vitin 2017, ai u shpall fajtor për mashtrim me letrat me vlerë dhe u dënua me shtatë vjet burg.

Ai u lirua nga burgu i Pensilvanisë në maj të këtij viti, pasi kreu vetëm një pjesë të dënimit të tij shtatëvjeçar dhe u transferua në një program "ngujimi në komunitet".

Ai u lirua nga programi në shtator.

Burimi: BusinessInsider/Përshtati: Gazeta 'SI'


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë