Para

Identiteti i Satoshit, krijuesit të Bitcoin mund të jetë zbuluar

Një postim i fundit i Martin Shkrelit, biznesmenit të bioteknologjisë, tregon se cili është personi që qëndron pas Bitcoin. Sipas tij, pas Satoshi Nakamotos, personi që thuhet se ka krijuar kriptomonedhën më të famshme në botë, është Paul Le Roux, një ish-programues dhe ish-drejtues i një karteli droge.

Shkreli shkruajti se transaksioni i parë i Bitcoin në vitin 2009, mban emrin e Paul Lerox “Ky transaksion është bërë nga Paul Lerox tek Hal Finney, më 12 janar 2009, #bitcoin.”

Disa, megjithatë, nuk e pranuan zbulimin e Shkrelit. Zhvilluesi i Bitcoin Core, Peter Wuille, argumenton se dikush me akses në çelësin privat të Finney nënshkroi mesazhin e pretenduar. Të tjerë thonë se aty nuk kishte një shenjë të tillë më herët, por u shtua më vonë.

Le Roux u arrestua në vitin 2012 pasi Agjencia Amerikane Antidrogë, DEA e joshi me sukses në një kurth. Baroni i drogës dhe trafikanti i armëve u dënua me 25 vjet burg në qershor 2020. Le Roux mund ta kishte kaluar gjithë jetën e tij të mbetur pas hekurave, por dënimi i tij u reduktua për shkak të dhënies së ndihmës për DEA-n.

Në rrjet nisën diskutimet se nëse Le Roux është me të vërtetë pas BTC, atëherë me shumë gjasë ajo është përdorur si mjet i pastrimit të parave./Utoday


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë