Mjedis

Marsi siç nuk e kemi parë në këto 15 vite

Momenti spektakolar i fotografimit të një orteku marsian, një portret i Tokës nga një distancë e largët dhe ndryshimi drastik i Marsit në dy vitet e fundit për shkak të një stuhie rëre.

NASA ka publikuar një set fotosh për të festuar 15-vjetorin e “Mars Reçonnaissance Orbiter”, misioni që thuajse ka zbarthyer gjithçka që dijmë deri më tani për planetin Mars. Por, më shumë sesa të dhënat që u ka dërguar shkencëtarëve në Tokë, duke ndihmuar këta të fundit të formësojnë, apo korrigjojnë teoritë që ekzistonin para këtij misioni, “Mars Reconnaissance Orbiter” do të mbahet mend për dërgimin e fotove spektakolare nga sipërfaqja e “Planetit të kuq”.

Një ortek marsian. Imazhi i kapur nga MRO tregon shembjen e majave të këtyre kodrave 500 metra të larta në Polin e Veriut të Marsit, gjatë stinës së Pranverës, kur ngrohen temperaturat.

Një vorbull pluhuri në sipërfaqen e Marsit, e filmuar nga një largësi prej 297 kilometrash

Dunat marsiane të fotografuara në shkurt të 2009-ës. Ngjyrat në këtë imazhi janë të manipuluara. Origjinalet janë të kuqerremta, por NASA e ka publikuar imazhin e modifikuar për të treguar lëvizjet e këtyre dunave, që janë të ngjashme me lëvizjet e dunave në Tokë

Krateri i freskët i goditjes së një asteroidi. Ai ka një diametër rreth 30 metra dhe përreth ka një masë të madhe hiri që ka lënë pas

Ndryshimi drastik i Marsit nga maji 2018 në korrik të 2020 si pasojë e një stuhie rëre që përfshiu të gjithë planetin

Marsi ka dy hëna. Kjo këtu është Fobos, më e madhja e “Planetit të Kuq” e fotografuar në mars të 2008-ës nga MRO. Kjo hënë është vetëm 20 kilometra gjatë

Toka dhë Hëna në një imazh të vetëm të fotografuar nga MRO nga orbita marsiane

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë