Politike

Marrëveshja për emigrantët, Gjykata Kushtetuese shtyn për të hënën vendimin

Gjykata Kushtetuese shtyn për ditën e hënë vendimin lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.

Marrëveshja mes Kryeministrit Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni u dërgua në Kushtetuese nga deputetët e PD.

Më 6 nëntor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ajo e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen, sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri refugjatët që kap në Detin Mesdhe në një qendër për pritjen e tyre, e planifikuar të ndërtohet në Gjadër të Lezhës. Marrëveshja planifikohet të nisë së zbatuari pranverën e këtij viti.

Pavarësisht kritikave të shumta, kreu i qeverisë Edi Rama është zotuar se marrëveshja do të kalojë në parlament.

Marrëveshja Itali-Shqipëri, parashikon hapjen e dy kampeve të refugjatëve në territorin shqiptar, për të pritur 3000 emigrantë.

Këtë të mërkurë Parlamenti italian, dhoma e deputetëve miratoi me 155 vota pro dhe 115 kundër (2 abstenime) projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë