Bota

Marrëveshja, Netanyahu: Po bëjmë përparim për lirimin e pengjeve, së shpejti lajme të mira

Kabineti qeveritar i luftës i Izraelit është mbledhur në Tel Aviv këtë të martë. Sipas mediave vendase, përditësimet në lidhje me marrëveshjen për lirimin e pengjeve të kapur nga Hamasi janë ende në tryezë.

 ''Shpresoj që së shpejti të kemi lajme të mira për pengjet”, tha kryeministri në një takim me përfaqësies të ushtrisë.

Po për problemin e pengjeve, Netanyahu shpjegoi: ''Ne po bëjmë përparim. Nuk mendoj se është e nevojshme të komentojmë me tepër, as në këtë moment''.

Kryeministri, megjithatë, përsëriti se objektivi i parë i Izraelit mbetet "shkatërrimi i Hamasit". “Nuk do të ndalemi derisa ta realizojmë atë”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë