Lajme

Mark Zuckerberg u kërkon ndihmë qeverive

Mark Zuckerberg thotë se qeveritë duhet të luajnë një rol më aktiv në kontrollet e përmbajtjes së internetit. Shefi i Facebook thotë se përgjegjësia për monitorimin e përmbajtjes së dëmshme është shumë më e madhe. Ai bën thirrje për ligje të reja në katër fusha: "Përmbajtja e dëmshme, integriteti i zgjedhjeve, privatësia dhe transparenca e të dhënave". Kjo thirrje e shefit të gjigantit të teknologjisë vjen pak kohë pas sulmit që ndodhi në xhaminë Christchurch në Zelanda e Re.

"Ligjbërësit shpesh më thonë se ne kemi shumë pushtet mbi fjalën dheun pajtohem me këtë ", shkruan zoti Zuckerberg, duke shtuar se Facebook-u ishte "krijimi i një organi të pavarur në mënyrë që njerëzit të mund të apelojnë vendimet tona" për atë që është postuar dhe çfarë është hequr.

Sidoqoftë, faqja më herët njoftoi se po shqyrtonte futjen e disa rregullave të reja, që kanë të bëjnë me kufizimin postimeve. Të premten, gjithashtu, filloi etiketimin e reklamave politike që shfaqen në Facebook në vendet e BE, duke treguar se kush është reklamuesi, sa kanë paguar dhe çfarë synojnë.

"Unë besoj se Facebook ka një përgjegjësi për të ndihmuar në trajtimin e këtyre çështjeve, dhe unë pres që t'i diskutoj me ligjvënësit anembanë botës", thotë Zuckerberg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë