Analize

Mario Draghi dhe Olaf Scholz, si po luhatet balanca e Europës

Nga Gazeta "SI"- Çfarë diference mund të bëjë lidershipi. Lideri i Gjermanisë dhe ai i Italisë kanë ofruar shembuj kundërshtare se si të largohesh nga Rusia. Olaf Scholz dhe Mario Draghi janë në front të parë të ndryshimeve dramatike në politikën e Europës. Ekonomitë e tyre, më e madhja dhe e treta më e madhja, varen ndjeshëm nga energjia ruse.

Paraardhësit e Scholz dhe Draghi-t kërkonin raporte jo të largëta me Vladimir Putin. Prishja e këtyre raporteve do t'i dëmtojë ata më shumë se sa bllokun.

Ndërkohë, që dy burrat po ndjekin rrugë të ndara, njëri është i luhatur dhe tjetri i vendosur. Dhe kjo do të dëmtojë balancën në bllok.

Scholz duket sikur nuk ka dëshirë të veprojë. Nga pezullimi i NordStream 2 tek embargo për qymyrin dhe naftën, ai ka qenë indiferent.

Në Romë, Draghi i ka thënë italianëve se ata duhet të zgjedhin midis "paqes" dhe "ajrit të kondicinuar" dhe vetë ai ka dyshime për bashkëpunim me Putin.

Ai ka kërkuar sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

"Draghi po mundihet të konceptojë rolin e BE-së në këtë krizë, ndërsa Scholz po fokusohet tek mekaniket",-tha Susi Dennison, analiste nga Parisi.

"Narrativa e Draghi-t është se si Ukraina lufton për demokracinë dhe lirinë, ndëkrohë që Scholz përmend rreziqet."

Të dy udhëheqësit kryesojnë koalicione të ndryshme, por Draghi ndihmohet nga statusi i tij jashtë vendit dhe popullariteti në vend. Ai "ulet një nivel më lart", vëren Dennison.

Pa aspirata për të kërkuar një mandat tjetër, 74-vjeçari ish-kreu i Bankës Qendrore Europiane është një "njeri i çliruar". Ai përdor prestigjin që fitoi një dekadë më parë si shpëtimtar i eurozonës për të bindur votuesit të pranojnë një rrugë të vështirë, thotë Enrico Letta, një ish-kryeministër italian dhe tani kreu i Partisë Demokratike (PD) të qendrës së majtë.

Pasi pasoi Angela Merkelin si kancelare vitin e kaluar, Scholz gjithashtu duhet të menaxhojë një ndryshim më të madh, argumenton Dennison.

Sigurisht, vendosmëria e Draghit nuk e ka shtypur plotësisht ndjenjën rusofile apo anti-NATO në Itali. Përveç presidentit Sergio Mattarella dhe PD-së, "pjesa tjetër e sistemit politik është ose shumë më e nuancuar ose kundërshtuar" me pikëpamjet pro-BE, atlantiste të Draghit, thotë Letta.

“Për momentin Putini është njeriu i keq, por nëse kjo narrativë ndryshon, ato parti mund të shkaktojnë telashe” – dhe të ndikojë një popullatë ende të pasigurt se sa është e gatshme të sakrifikojë për të ndihmuar Ukrainën. Megjithatë, aftësia e Draghit për ta kthyer një pozicion dobësie në një pozicion të fortë - dhe vështirësia që Scholz ka për ta bërë këtë - po ndryshon dinamikën e fuqisë brenda BE-së.

Jugu, i ndëshkuar nga veriu për dobësinë e tij fiskale dhe rrezikun që i paraqiste BE-së një dekadë më parë, ka sfiduar pritshmëritë, thotë Dennison. Ajo tregon aftësinë e vendeve jugore dhe periferike për të marrë refugjatët ukrainas, si dhe për të treguar solidaritet me vendet e tjera anëtare, siç është oferta e Greqisë për të ndihmuar Bullgarinë pasi Moska ndaloi furnizimet me gaz për këtë të fundit.

Afërsia me Mesdheun , dikur problem gjatë krizës së refugjatëve sirianë dhe libianë , tani nënkupton akses në furnizime më të larmishme energjetike nga Algjeria dhe Lindja e Mesme. Ndërsa Scholz fillon të shfaqet, vështirësitë e brendshme të Gjermanisë mund të pengojnë drejtimin e BE-së. Ajo mungon gjithnjë e më shumë në debatet mbi atë se cili duhet të jetë modeli i ri energjetik i BE-së gjatë përmbushjes së objektivave të saj për ndryshimin e klimës, vëren Dennison.

“Është mjaft shqetësuese sepse votuesit europianë kanë nevojë për një udhëheqje të fortë, një rrugë të qartë pasi do të duhet të bëhen sakrifica.”

Burimi:Financial Times/Gazeta "SI"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë