Futboll

Kumbulla kalon vizitat mjekësore, huazohet te Sasuolo deri në fund sezoni

Gazeta Si – Marash Kumbulla ka kaluar vizitat mjekësore te Sasuolo, duke marrë ‘ok’-in për firmën në kontratën me klubin e ri. Mbrojtësi shqiptar huazohet nga Roma te Sasuolo deri në fund të sezonit. Bëhet fjalë për një huazim të pastër.

Marash Kumbulla ne stadiumin "Air Albania". Gazeta Si, 1 shkurt 2024

Kumbulla bashkohet kështu me Nedim Bajramin, lojtarin tjetër të Kombëtares shqiptare që luan për Sasuolon. Mbrojtësi 23-vjeçar do të provojë eksperiencën e tretë në Serinë A, pas asaj me Veronën dhe Romën. Ndoshta këtu nuk do të ketë presion si në kryeqytetin italian dhe ky fakt mund ta ndihmojë për t'u kthyer në ditët më të mira.

Pas kthimit nga dëmtimi, te Roma duket se ka qenë e vështirë që lojtari shqiptar të gjente hapësirë, ndaj dhe u mendua për huazimin deri në fund të këtij sezoni. Sasuolo besoi më shumë tek aftësitë e Kumbullës dhe tashmë marrëveshja mes palëve ka marrë formë zyrtare. Mbrojtësi ka bërë edhe prezantimin me fanellën e re.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë