Kunja e ndjesë. Pas frazës së artikuluar në lidhje me vdekjen e Diego Maradonës, Antonio Cabrini bën prapaktheu. “Do të ishte ende gjallë nëse do të kishte ardhur tek Juventus sepse ambienti do ta kishte shpëtuar, jo shoqëria, por pikërisht ambienti. Dashuria e Napolit ishte shumë e fortë e autentike sa, e theksoj, e sëmurë”, kishte deklaruar ish-mbrojtësi i majtë kampion bote në 1982. Frazë të cilën Cabrini e ka tërhequr menjëherë. “Ajo që thashë nuk ishte një gjykim moral, por për energjinë e një qyteti që nuk mund ta përmbante gjithë këtë pasion, fjalët e mia kanë keqkuptuar “, shpjegoi Cabrini.
“Mendova që ambienti në të cilin unë kam përjetuar tek Juventus do ta kishte mbrojtur – ka shtuar ish-ylli i bardhezinjve -. I kërkoj ndjesë kujt është ndjerë i fyer”. Ndjesë që ka ardhur pas një reagimi që shkaktuar fjalët e tij në një intervistë për emitentin Irpinia Tv të Avellinos.
“Maradona ishte një legjendë që jetonte e një kundërshtar i respektueshëm që, ashtu si shumë kampionë, ka ditur të japë në të njëjtën kohë më të mirën e më të keqen – kishte deklaruar më parë Cabrini – Në fushë mund ta fitonte një ndeshje i vetëm e në një tjetër ambient mund të kishte fituar edhe ndeshjen e jetës së tij që përfundoi shumë shpejt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.