Bota

Maqedonia e Veriut për herë të parë me kryeministër shqiptar, propozohet emri i Talat Xhaferit

Gazeta Si – Për herë të parë Maqedonia e Veriut mund të ketë një kryeministër shqiptar, që do ta drejtonte në 100 ditët e fundit të kësaj qeverie.

Marrëveshja e koalicionit qeverisës mes LSDM-BDI, nga viti 2020 është ende në fuqi. Ajo parashikon një kryeministër shqiptar për 100 ditët e fundit të qeverisjes dhe sot kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka vendosur që për kryeministër teknik ta propozojë kryeparlamentarin aktual, Talat Xhaferi.

“BDI propozon Talat Xhaferin si kryeministër të qeverisë, që do të jetë në fuqi nga fundi i janarit e deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, - ka deklaruar Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Xhaferi pritet ta marrë detyrën më 28 janar të vitit të ardhshëm, deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që pritet të mbahen më 8 maj 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë