Futboll

Maqedoni, 6 të infektuar nga Covid-19 te Shkëndija dhe Renova

Dy pjesëtarë të Shkëndijës së Tetovës dhe gjashtë të Renovës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Ky ishte rezultati i testimeve të kryera në laboratorin e spitalit privat “Axhibaden Sistina” për Covid-19. Lajmi u konfirmua zyrtarisht Sindikata e Futbollistëve në Maqedoninë e Veriut:

“Pas testimit të skuadrave nga Tetova, janë diagnostikuar 6 raste pozitive me CoVid-19, 4 nga Renova dhe 2 nga Shkëndija. Emrat e futbollistëve janë dërguar në klubet përkatëse, të cilat anuluan stërvitjet e së dielës, ndërsa të prekurit pritet të vihen në karantinë dhe të tjerët në vetë izolim”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Ndërsa klubi tetovar, nëpërmjet një qëndrimi zyrtar, sqaron: “Për fat të keq, gjatë ditës së sotme, nga Sindikata e Futbollistëve dhe spitali Sistina na është njoftuar se dy anëtarë të klubit tonë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Në interes të besueshmërisë së rezultateve, klubi menjëherë ka nisur procedurat për të kryer testimet e dyta të dy anëtarëve që rezultojnë pozitivë. Duke respektuar instruksionet e organeve kompetente, dy anëtarët me COVID-19 janë izoluar sipas rekomandimeve, ndërsa klubi hapat e radhës do t’i marrë në koordinim me Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe Institutin për Shëndet Publik. Shkëndija nuk do të bëjë asnjë koment shtesë në lidhje me këtë çështje, deri në një vendim të radhës.”

https://www.facebook.com/fcshkendija/posts/3074197959269406

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë