Politike

Mandati i Xhaçkës bashkon PD, deputetët e Bashës i japin firmat Bardhit për ta çuar në Kushtetuese   

Mandati i deputetes Olta Xhaçka, ka bërë bashkë deputetët e Bashës dhe të Rithemelimit për herë të parë.

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, pasi depozitoi kërkesën tha se janë 44 deputetë të opozitës që kanë firmosur.

‘Bashkë me kolegët e grupit parlamentar jemi paraqitur në GJK për të depozituar kërkesën e 44 deputetëve të opozitës skundër vendimit politik të Ramës për t’i dhënë mbrojtje politike Olta Xhaçkës. Për herë të parë Kuvendi ka shpallur veten sovran. Kjo është një çështje që nuk ka të bëjë më me 1/10 e për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë. Ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Është në nder të gjykatës që duhet të mblidhet me urgjencë për të rivendosur në vend dinjitetin e përdhosur. Nuk ka ndodhur kurrë, pavarësisht kundërshtimeve që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Bardhu duke evidentuar faktin se në këtë kërkesë janë bërë bashkë gjithë deputetët e opozitës “

Gjithë deputetët e opozitës që e kanë pasur seriozisht kërkesën e paraqitur për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës” tha Bardhi.

Një nga deputetet që drejtohet nga Lulzim Basha, Eralda Bano, ka sqaruar firmën e saj në padinë e dorëzuar nga Bardhi.

“Jam e detyruar të sqaroj këtë, pasi kam dhënë firmën time kundër Olta Xhaçkës bashkë me deputetët e Rithemelimit. Kjo ndodhi sepse në parim unë do të luftoj me çdo mjet një individ si ish ministrja e cila ka mbi supe akuza nga drejtësia, të cilat ja kam përmendur në parlament...

Qëndrimi im kundrejt zonjës Xhaçka tejkalon çdo lloj grupimi politik apo ndasie politike, kjo sepse demi që ajo i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me pozicionim politik por ka të bëjë me të gjithë ne si qytetarë shqiptarë’, shkruan ajo.

Më herët, Lulzim Basha e sfumoi si çështje kur tha se dërgimi sërish në Kushtetuese nuk do të ndryshonte asgjë në thelb.

“Ça do të thotë Kushtuesja? Apo bëjmë sikur! I ka zënë paniku pushtetarët shqiptarë nga SPAK. Por që në këto akte të jetë bashkëpunëtore një pjesë e opozitës, tregon krizën që ka kjo pjesë. I bëj thirrje mos fusni kokën në rërë si struci, mos bëni për budallenj shqiptarët dhe demokratët, hiqni dorë nga skemat boshe. Ta çosh në Kushtetuese do të thotë të bësh Duanë e Ramës”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë