Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, PS kundërshton anën formale të kërkesës. PD: S’mund ta ndaloni dërgimin në Kushtetuese

Mazhoranca dhe opozita u përplasën në interpretimin e kompetencave të Kuvendit sa i takon kërkesës së Partisë Demokratike për mandatin e deputetes dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Nga mazhoranca kërkesa u kundërshtua në përmbajtjen formale dhe proceduriale të saj.

Nga Partia Demokratike thanë se në bazë të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi është i ddetyruar që ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fund, dy palët ranë dakord që të thërrasin për të dëgjuar ministren Olta Xhaçka në mbledhjen e radhës të Këshillit. Ministrja nuk është e detyruar ligjërisht që të përaqitet para këshillit, ose mund të paraqitet me avokat, apo përfaqësues të saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë