Futboll

Manchester City kundër rrymës, shpenzon 82 mln euro në dy ditë

Ka klube që rishikojnë shpenzimet si e vetmja rrugë për merkaton post Covid. E pastaj është edhe Manchester City. Pjesëmarrja në Europë, në dyshim deri në vendimin e CAS, ka rizgjuar dëshirën për të shpenzuar që, sidoqoftë, kanë arkëtuar rreth 60 milionë nga Sané, të shitur një muaj më parë tek Bayern. Për të mbuluar mungesën e gjermanit, City siguroi përfaqësimet e Ferran Torres, anësori ofensiv i Valencias dhe zbulimi i këtij sezoni në La Liga, për 25 milionë euro plus 12 bonus.

Sipas shtypit anglez, në orët e fundit City ka arritur akordin me Bournemouth për Nathan Aké, mbrojtësi qendror holandez i rritur në akademinë e Chelsea. Ata mposhtën konkurrencën e rivalëve të United, duke i paguar klubit që sapo zbriti në Championship një shifër të përafërt me 45 milionë euro.

Kriza ekonomike që ka mbërthyer klubet prestigjioze europiane, po të kujtojmë vështirësitë e Barcelonës për të transferuar Lautaro-n, nuk ndihet aspak nga klubi i Manchester.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë