Futboll

Manchester City i prish ëndrrën Arsenalit, rimerr kreun e Premeir League

Në Londër Manchester City luajti ndalesën e prapambetur me Tottenham në një nga shanset e fundit për t’u ndalur në garën që ka me Arsenalin për titullin kampion të Premier League. Megjithatë gjasat mbeten të pakta dhe këtë gjë e konfirmoi skuadra e Guardiolës me fillimin e pjesës së dytë.

Pas barazimit 0-0 në të parën, është i përhershmi Haland ai i cili zhbllokon ndeshjen në minutën e 51-të, duke i prerë shpresat e “Topçinjëve” për të patur një ndalesë të rivalit të tyre në prag të javës së fundit. Pak minuta nga fundit i takimit Son pati shansin më të mirë për të shënuar golin e barazimit, por ishte i pafat pasi goditja e tij u ndal nga portieri që zëvendësoi Ederson, Ortega.

Ndërkohë në shtesën e fundit të takimit, City përfityon një 11-metërsh duke vulosur fitoren, me goditjen që u shndërrua në gol, nga i zakonshmi Haland, i dyti personal dhe i dyti për Manchesterin në këtë ndeshje. Me këtë fitore Manchester City ngjitet me dy pikë në krye të kampionatit anglez, mbi Arsenalin, ndërkohë që ndeshjen e fundit e luan me West Ham në shtëpinë e tij, ndërkohë që Arsenali luan me Evertonin.

Sa i përket garës për titullin, shpresa për ta do të mbetet deri në fundin e përballjes së fundit të këtij edicioni, në fillim të fitojë ndeshjen e tij dhe ndërkohë që të shpresojë të mundet ose të barazojë Manchester City pasi edhe me pikë të barabarta është skuadra e Artetës kampione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë