Sport

Manchester City fiton trofeun e parë sezonal, Sarri e nis me humbje

Manchester City e nis aty ku e mbylli sezonin e shkuar, duke fituar trofe. Skuadra e Pep Guardiolës ka mundur pastër 2-0 Chelsean e Mauricio Sarrit në finalen e Superkupës së Anglisë.

Trofeu i parë sezonal në ishullin britanik nuk ka pasur shumë histori dhe blutë e nga Mançesteri kanë dalë triumfator duke dominuar. Ishte Sergio Aguerro që zhbllokoi rezultatin duke kaluar në avantazh kampionët e Anglisë që në minutën e 13’. “El Kun” shënoi shumë shpejt dhe që nga ai moment, Manchester City mori në kontroll ndeshjen.

Skuadra e Sarrit dukej shumë e zymtë në lojën e saj dhe nuk ia arriti në asnjë moment në pjesën e parë që të rrezikonte portën e Ederson Moraesh.

Sergio Aguerro duke festuar golin e dytë në ndeshjen Manchester City – Chelsea.

Edhe në pjesën e dytë vijon e njëjta simfoni, City që kontrollon ndeshjen dhe Chelsea që është e pafuqishme që të kundërpërgjigjet. Në minutën e 58’ Sergio Aguerro do të gjente golin e dytë personal dhe çon shifrat në 2-0, rezultat me të cilën do të mbyllej e gjithë ndeshja. Argjentinasi, Aguerro tashmë shkon në kuotën e 201 golave me Manchester City, duke hyrë në historinë  e këtij klubi.

Sakaq për Chelsea e Maruzio Sarrit duhet ende shumë punë që të kap ritmin e skuadrave të tjera të Premier League, që vitin e shkuar ishin në krye të kampionatit anglez.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë